KUSHTET PËR REGJISTRIM NË ARSIMIN FILLOR MUZIKOR 2026/2027
Dorëzimi i dokumenteve për regjistrim në arsimin fillor të muzikës
dhe baletit për vitin akademik 2026/2027:
15.04.-15.05.2025
Aplikim elektronik i detyrueshëm
Provimi pranues për arsimin fillor muzikor
10 Qershor 2026
Lexoni me kujdes kushtet dhe zgjidhni aplikacionin e duhur elektronik sipas moshës së nxënës. Kur plotësoni aplikacionin elektronik, do t'ju kërkohet të identifikoheni me një adresë aktive të gmail (email) përmes së cilës do të bashkëngjitni dokumentet për regjistrim në formë elektronike. Emajli përmes të cilit plotësoni aplikacionin do të përdoret për komunikim të mëtejshëm.
Adresa e emailit përmes së cilës e plotësoni aplikimin do të përdoret për komunikim të mëtejshëm.
Çdo kandidat i paraqitur do të njoftohet me email për terminin e provimit pranues.
Lexoni me kujdes kushtet për regjistrim sipas planit mësimor për arsimin fillor muzikor të miratuar nga BZhA dhe Statutit të shkollës.
Aplikimet e kandidatëve që, sipas moshës, nuk i plotësojnë kushtet për regjistrim në llojin përkatës të arsimit fillor muzikor do të konsiderohen të pavlefshme dhe nuk do të merren parasysh. Prandaj, është e nevojshme që fillimisht t’i lexoni kushtet për regjistrim në llojin përkatës të arsimit fillor muzikor.
APLIKIMI ELEKTRONIK është vendosur në fund të faqes 👇👇👇
ULËT TË MUZIKËS 9 VJEÇARE:
VIOLINË, VIOLË, VIOLONÇELO, PIANO
Nxënës të cilët në shkollimin e rregullt në shkollën fillore amë vitin e ardhshëm shkollor do të jenë klasa e I, II ose III.
ULËT TË MUZIKËS 6 VJEÇARE:
KITARË KLASIKE, KLARINETË, SAKSAFON, FLAUTË, OBOE, TRUMPETË, KORNA, INSTRUMENTET ME TË GODITUR, HARMONIKË
Nxënës të cilët në shkollimin e rregullt në shkollën fillore amë vitin e ardhshëm shkollor do të jenë klasa e IV, V ose VI.
ULËT TË MUZIKËS 3 VJEÇARE:
TROMBON, FAGOT, SOLO - KËNDIM
Nxënës të cilët në shkollimin e rregullt në shkollën fillore amë vitin e ardhshëm shkollor do të jenë klasa e VII, VIII ose IX.
APLIKIMI ELEKTRONIK është vendosur në fund të faqes 👇👇👇
Dokumunetet e nevojshme
Në ditën kur mbahet provimi pranues duhet që të dorëzohen te komisioni këto dokumente:
1. Fotokopje nga çertifikata e lindjes së nxënësit;
2. Vërtetim të rregullsisë nga shkolla amë ku mëson nxënësi ose nga viti i ardhshëm shkollor ku do të regjistrohet në klasën e parë (në ditën e dhënies së provimit);
Dokumentet e përmendura i bashkëngjitni edhe në aplikimin elektronik.
Informata të rëndësishme:
• Në klasën e I (parë) nuk do të kemi mundësi që ti regjistrojmë të gjithë nxënësit që do të paraqiten, por do të regjistrohen vetëm ata që e kalojnë me sukses provimin pranues.
• Në shkollën e ultë të muzikës klasa e I (parë) është selektive dhe në klasë të dytë do të vazhdojnë vetëm ato nxënës të cilët me sukses do e kalojnë provimin në fund të vitit shkollorë.
• Orarin mësimorë nuk kemi mundësi që ta përshtatim secilit nxënës veçmas, prandaj ju lusim që ju ti përshtatni të gjitha aktivitet jasht shkollore me orarin e shkollës tonë i cili do të shpallet në fillim të vitit shkollorë.
NË PROVIM PRANUES PËR ARSIM FILLOR MUZIKOR TREVJEÇAR, GJASHTËVJEÇAR DHE NËNTËVJEÇAR TE KANDIDATËT KONROLLOHET MUZIKALITETI I TYRE NËPËRMJET:
(intonacionit, memorjes muzikore, ritmit)
NË PROVIMIN PRANUES TË SHKOLLËS FILLORE TË BALETIT KONTROLLOHEN AFTËSITË E KANDIDATIT
(kërcim, muzikaliteti, predispozitat fitike)
ORARI PËR PROVIMIN PRANUES DO TË JETË I SHPALLUR NË WEB-FAQEN E SHKOLLËS PAS MBARIMIT TË TERMINIT TË PARAPARË PËR DORËZIM TË FLETËPARAQITJEVE.
SHKOLLA NUK DO TË JETË NË MUNDËSI QË TË JU INFORMON PËR DATË DHE TERMININ E PROVIMIT PRANUES..
PËR KËTË ARSYE JU LUSIM QË TË GJITH JU QË DO TË DORËZONI FLETËPARAQITJE, KËTË INFORMATË TA SIGURONI VETË NË WEB-FAQEN TONË.
Komisioni gjatë provimit pranues do të vlerësojë muzikalitetin dhe saktësinë ritmike. Vendimi i komisionit do të merret me kujdes dhe respekt ndaj çdo pjesëmarrësi dhe është përfundimtar.
E rëndësishme!
Në degët në Saraj dhe Çair kapaciteti i stafit dhe hapësirës është i kufizuar. Përparësi për regjistrim kanë kandidatët nga komuna përkatëse dhe sipas listës së pikëve.
Të gjithë kandidatët do të njoftohen shtesë për terminet e provimit pranues.
Sipas Statutit të shkollës, publikimi i nxënësve të pranuar në arsimin fillor muzikor bëhet pas përfundimit të provimeve pranuese për arsimin e mesëm në muajin korrik, kur mund të dihet numri i vendeve të lira.
APLIKIMI ELEKTRONIK MË POSHTË 👇👇👇